MoshaPijade
Нашето училиште

Rreth Shkollës

school SHMPK "Mosha Pijade" është themeluar në vitin 1928 dhe atësi Shkollë e ulët e bujqësisë me të cilën u krijuan kushte për aftësim profesional të nxënësvenga shumë vise të vendit.Mësimi ka zgjatur dy vjetë,ndërsa gjenerata e parë ka pasur 30 nxënës.Qëllimi kryesor i shkollës ka qenë të arsimoj kuadro të buqsisë të cilët njohuritë e përfituara do ti aplikonin në pasurinë personale ose në ekonominë agrare.

Në vitin 1945\46 Shkolla e ulët bujqsare u avancua në Shkollë të mesme buqësore trivjeqare, ndërsa në vitin 1950/51 shkolla e fitoi fizonomonë e vetë dhe u shëndrua në katervjeçare.Në fund të arsimimit nxënsit kanë dhënë provim pjekurie. Pranë mësimit tetorik dhe praktikë gjat vitit shkollor, gjatë verës, është realizuar edhe praktik feriale realizoheshte në ekonomi shtetërore dhe institucione tjera të bujqësisë dhe të vetrinarisë.

Në vitin 1960 është sjellë vendimi që shkolla të emërtohet Shkolla e mesme e bujqësisë "Mosha Pijade".Me implementimin e risive në arsim është paraqitur nevoja për transformim të arsimimit dhe Shkolla e mesme e bujqësisë avansohet dhe merr emrin Qendra shkollore për arimin e kuadrove profesionale në ekonomi "Mosha Pijade". Si rezultat i arritur më 27.12.1973 verifikohet profili në vijim:

∙ Teknik i bujqësisë
∙ Teknik i makinerisë bujqësore
∙ Automekanik

Më vonë është formuar drejtimi i tregtisë, ndërsa në vitin 1977/78 aftësohen schoolkuadro të drejtimit ushqimor hotelerik.Rritet nevoja për kuadro të veterinarisë në komunën tonë dhe rritja e fondit të kafshëve në shkollë kërkonte zhvillimin e mësimit praktikë, u inicua në vitin shkollor 1979/80 që të verifikohet drejtimi i veterinarisë, kurse më vonë edhe drejtimi i makinerisë me profilet sa vijon:axhistator, saldues, teneqepunues, metgdhendës, etj.

Sot qendra përfshin dy ndërtesa shkollore që përmbajnë: :
∙ 42 mësonjtore
∙ kabinete
∙ puntori
∙ bibliotekë

Dhe 8 hekter tokë në kuadër të së cilës bëjnë pjesë :
∙ ferma e lopëve zvicërane
∙ qumshtore
∙ lulishtja
∙ kuzhina
∙ fusha sportive
∙ auto shkolla dhe poligoni për trajnim të vozitësve

MË SHUMË RRETH NESH


SPONZORËT


ADRESА

Mosha Pijade
Rr. Ilindenska pn.
1200 Tetovë

Telefon.1: +389 44 33 04 94
Telefon.2: +389 44 33 04 96
Telefon.3: +389 44 35 04 90
E-Mail: mosapijade@mt.net.mk